Këngëtari lezhjan Ardit Çuni sfidon në Londër miliarderin e Tik Tok, Adam Abraham dhe fitoi orën me vlerë 220 mijë paund
Këngëtari lezhjan Ardit Çuni sfidon në Londër miliarderin e Tik Tok Adam Abraham dhe fitoi orën me vlerë 220 mijë Paund.
Këngëtari lezhjan Ardit Çuni teksa po shëtiste rrugëve të Londrës përjetoi një befasi shumë të madhe.
Këngëtari i njohur nga Lezha u ndalua nga miliarderi i TikTok, Adam Abraham, i cili e sfidoi duke i kërkuar të këndonte këngën e parë që i vinte në mendje, e cila përmbante fjalën “lose”:
Ardit, a mund të të ndaloj një sekond?-e pyeti Adam.
Të kam parë në TV.
-Hej, një minutë, më duket se ti je milioneri i TikTok, ia kthen Arditi
-Po dhe kam një sfidë për ty. Do zgjedh një fjalë dhe ti do këndosh një këngë që ka brenda atë fjalë.
Fjala që zgjodhi Adam ishte pikërisht “lose”
Arditi jo vetëm që pranoi të këndonte, por tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve dhe fitoi orën që kushtonte as më shumë e as më pak, por plot 220 mijë paund