Këngëtari shqiptar ka ditëlindjen, dhurata e veçantë e bashkëshortes i “ndryshon” jetën
Për këngëtarin Vedat Ademi sot është një ditë e veçante, pasi feston 35-vjetorin e lindjes. Por përveç dhuratave dhe urimeve të shumta, duket se surprizën më të bukur ja ka bërë bashkëshortja e tij, Dorela, e cila ka zgjedhur këtë ditë për t’i dhënë lajmin se janë në pritje të një fëmije. Çifti tani do të mirëpresë fëmijë e dytë, duke i dhënë djalit të tyre një vëlla.
“Faleminderit per urimet, jam falenderues qe e festoj ditelindjen ne pritjen e djalit te dyte. Flm familjes time, ne . vecanti prinderve te mi qe me rriten me shume Dashuri. Flm shume Dorela Ademi per surprizen shumeeee te vecante. Mbi te gjitha Faleminderit Zotit qe na jep jete qe te gezojme dhe festojme…Perqafime pafund per te gjithe”, ka shkruar ai”- ka shkruar Vedat Ademi në Instagram.