Këngëtari turk komenton vallëzimin e Duas dhe Bebes
Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë dy prej këngëtareve tona më të famshme shqiptare. Dyshja së fundi ishte në qytetin spanjoll të Bilbaos, ku u mbajt gala mbrëmja e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “MTV EMA”.
Dua fitoi në kategorinë e këngës më të mirë Pop, megjithëse ishte e nominuar në katër kategori gjersa Rexha mbeti duarthatë edhe pse ishte e nominuar në kategorinë e këngës më të mirë.
Pas ceremonisë, dyshen e kemi parë në një dhomë hoteli duke vallëzuar valle, e cila video u bë virale në të gjithë globin. Një prej personaliteteve të njohura turke, gjegjësisht këngëtari Mahmut Tuncer ka shpërndarë videon e dyshes sonë.
Një prej personaliteteve të njohura turke, gjegjësisht këngëtari Mahmut TYuncer ka shpërndarë videon e dyshes sonë.
“Në vallen hallay edhe Dua Lipa mori pjesë. Hallay në të gjithë anët e botës”, ka shkruar me këtë rast Mahmut, i cili postim ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive.
https://www.instagram.com/p/BpzN02yA8rf/
KOHA JONË SONDAZH

