Këngëtarit shqiptar i vdes gruaja: Nuk pres njerëz në shtëpi, më ngushëlloni në Facebook

Këngëtari i njohur nga Kosova, Shemsi Krasniqi ka humbu bashkëshotrten e tij. Lajmin e trishto e ka bërë me dije vetë ai përmes një statusi në rrjetet sociale.

Gruaja e këngëtarit ka ndërruar jetë pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë. Ndërkohë, këngëtari u bën thirrje miqve ngushëllimet do t’i presë në mënyrë virtuale, duke marrë shkas nga situata e krijuar nga koronavirusi.

“Të dashur familjar dhe miq. Me dhimbje të thellë ju njoftoj se pas një sëmundje të rëndë ndërroj jetë më e dashura e jonë Shpresa, bashkëshortja ime, nëna e dy djemëve të mi. E di, unë e di që Ju tani do të kishit dëshirë të jeni afër meje tani në këto momente tepër të vështira për mua dhe familjen time.

Me respektin më të madh për Juve, e kam zgjedhë këtë formë për të qenë Ju me mua. Tani në këto momente kur krejt bota po përballet me virusin corona, unë dhe familja ime dëshirojmë më të mirën për Ju. Ne nuk dëshirojmë të rrezikojmë shëndetin e as njerit nga Ju e as nga familje ime.

Përmes faqes së Facebook mund të na shprehni ngushëllime. Ju lutem duajeni njeri tjetrin, kujdesuni për njeri tjetrin. Shëndet! Shemi, Bonisi, Uliksi dhe familja Krasniqi,”, shkruan këngëtari.

SHKARKO APP