Këngëtarja dhuron 5.000 dollarë për familjen e fanses së ndjerë

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift ka vendosur të dhurojë një shumë parash për familjen e një vajze që humbi jetën në një aksident automobilistik. Përmes fushatës GoFundMe, ajo i ka dhuruar 5.000 dollarë për familjen e fanses së saj, Katie Beth Carter, e cila humbi jetën në moshën 18- vjeçare në Alabama. Motra e së ndjerës e ka publikuar në rrjetet sociale shumën dhe mesazhin prekës të Taylor. “Nuk ka fjalë përmes të cilave mund ta përshkruaj sa më vjen keq për humbjen tuaj. E di se kujtimin për Katien do ta mbani gjallë përgjithmonë. Ju lutem kini në mendje sa mendoj për ju dhe jua dërgoj lutjet e mia”, ka shkruar Swift. Familja e së ndjerës ka nevojë për 40.000 dollarë për të mbuluar shpenzimet shëndetësore që pasuan në përpjekje për ta mbajtur gjallë Katien.

tay1

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?