Këngëtarja divë botërore, por në Durrës i zhduket statuja. I kanë mbetur veç këpucët
Pas vendosjes së katër yjeve të rrokut botëror në shëtitoren “Taulantia”, në Durrës njëra nga statujat mungon. Bëhet fjalë për statujën e Tina Turner, të cilës i ka mbetur vetëm platforma me këpucët, ndërsa pjesa tjetër është hequr.
Statuja është dëmtuar në rrethana ende të paqarta dhe për këtë arsye është spostuar në një vend tjetër me qëllim kthimin në gjendjen e mëparshme.
Qytetarët që ndalen aty për të shkrepur foto u mbeten alternativë vetëm statujat e Bob Dylan, Mick Jagger dhe John Lennon, pasi e vetmja femër e grupit dhe i mungon kuartetit deri në restaurimin e saj.