Këngëtarja e njohur akuzon regjisorin për ngacmim seksual

Ylli i popit Bjork ka përshkruar në detaj ngacmimet seksuale që pretendon se ka përjetuar në duart e një regjizori danez të filmave.

Me anë të një postimi në Facebook ajo është shprehur se ishte ngacmuar seksualisht dhe e kishte postuar gjatë një skene të një filmi.

Ajo nuk e ka përcaktuar se kush është regjizori në mënyrë eksplicite, por fakti që punuar vetëm me një drejtor nga Danimarka ishte e mjaftueshme për të nxitur Lars von Trier të mohonte akuzat e saj.

Ata kanë punuar bashkë ne vitin 2000 për filmin ‘Dancer in the Dark’.

Në vitin 2000, revista britanike Q shkruante ne një raport anonim se këngëtarja ishte troditur shumë gjatë filmit ‘Dancer in the Dark’, saqë ajo shqeu bluzën që kishte veshur dhe hante pjesë të saj përpara së të hynte në skenë.

SHKARKO APP