Këngëtarja e njohur Meghan Trainor ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Këtë lajm të bukur e dha vetë ajo në rrjete sociale, duke ndarë foton e parë të bebushit të porsalindur. Trainor ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Riley.

 “Data e lindjes së këtij djali të ëmbël ishte sot në Ditën e Shën Valentinit. Ne e takuam atë të hënën, 8 shkurt! JEMI DASHURISHT Faleminderit@darylsabara për dhuratën më të mirë të Shën Valentinit ndonjëherë! Mirësevjen në botë Riley!”- ka shkruar ajo e emocionuar krahas fotos së të birit.