Këngëtarja e njohur: E nisa karrierën duke kënduar në kishë

Këngëtarja Lili Gjidodaj vetëm pak kohë më parë ka realizuar klipin e saj ‘Vetes’.

E ftuar në rubrikën në ‘Çantën e…’ në emisionin Ditë e Re tregoi sesi nisi karrierën e saj si këngëtare.

Ajo i shpreh se është rritur me muzikës.

“Fillimet e mia kanë qenë në korin e kishave. 

Shkoja në kor kishe ndërkohë që duhet të bëja zërin bazë të këngës ndërkohë që njëra nga murgeshat që bënte tercat. Dhe unë ndiqja bazën dhe mundohesha të ndiqja zërin e asaj dhe më thotë se pse e bën këtë dhe i them se ti je 1 dhe dua të ndihmoj. 

Unë isha e intonuar dhe e realizoja sepse është diçka e vështirë për tu bërë dhe jo të gjitha këngëtaret e arrijnë. 

Kështu u zbulua që unë këndoj. Pastaj në shkollë mësuesi i muzikës më vë në provë më teston nëse bëj apo jo. Dhe kam qenë primare në muzikë, gjithmonë soliste.”

Lili më së shumti këndon për diasporën shqiptare.

Këngëtarja ka treguar edhe se çafarë ndodhet në çantën e saj. Për ta zbuluar shikoni videon.

SHKARKO APP