Këngëtarja e njohur infektohet nga Covid-19: Duhet ta kuptoni, virusi prek këdo

Këngëtarja e njohur Pink rezultoi pozitiv me COVID-19. Në një status në rrjtetet sociale, Pink ka treguar se si dy javë më parë pati shenjat e koronavirusit bashkë me djalin e saj 3 vjeç. Pas bërjes së analizave pozitive doli vetëm ajo , ndërsa djali i këngëtares nuk ishte infektuar me koronavirus.

“Dy javë më parë, djali im tre vjeçar Jameson dhe unë shfaqëm simptoma të Covid-19. Për fat të mirë, mjeku ynë i kujdesit parësor dyshoi menjëherë dhe pas testit unë dola pozitiv,” tha ajo. Familja qëndroi në shtëpi për dy javë, dhe pas kësaj periudhe testoi negativ disa ditë më parë.

Ajo është shprehur se mungesa e testimeve në masë, është padyshim një dështim dhe parodi e qeverisë. Pink e ka cilësuar sëmundjen si shumë serioze dhe të vëretetë.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se kjo sëmundje prek të rinjtë dhe të moshuarit, të shëndetshëm dhe jo të shëndetshëm, të pasur dhe të varfër, dhe testimet duhet të jenë falas dhe të aksesueshëm në një masë më të gjerë për të mbrojtur fëmijët tanë, familjet, miqtë dhe komunitetin tonë”, është shprehur Pink.

Pink tha se do të dhurojë gjithsej 1.000,000 dollarë fondit të Urgjencës së Spitalit Universitar Temple të Los Angeles.

https://www.instagram.com/p/B-il39tJ57d/

SHKARKO APP