Këngëtarja e njohur mbahet peng dhe përdhunohet

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun, Duffy ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram se është përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë. Këngëtarja uellsiane shkruan se “Shumë prej jush kanë pyetur veten se ku jam zhdukur apo çfarë ka ndodhur me mua. E vërteta është se jam përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë. Kam mbijetuar dhe rekuperimi ka kërkuar kohën e vet”. Duffy theksoi se në ditët në vazhdim do të japë një intervistë për të shpjeguar gjithçka. ”Javët e ardhshme do të postoj një intervistë. Shpresoj që pyetjeve tuaja t’i përgjigjem në atë intervistë nëse mundem”.

https://www.instagram.com/p/B8_95uYhFMQ/

Duffy - Mercy

SHKARKO APP