Këngëtarja e njohur shqiptare i bashkohet Instagram-it!

Rrjeti social Instagram është kthyer tashmë në një platformë thuajse “të domosdoshme” komunikimi, ku të gjithë ruajnë kontaktet me njëri-tjetrin dhe mbahet të informuar për zhvillimet e të afërmve, kolegëve apo miqve.

Përdoruesit e tij vijnë duke u shtuar në numër nga dita në ditë, ndërsa e fundit që nuk i rezistoi dot tundimit të quajtur “Instagram” ishte këngëtarja e njohur Alma Bektashi.

Gjatë këtyre viteve, ajo ka preferuar të ruajë një profil privat por duket se këto ditë morën fund!

Alma jo vetëm që është bashkuar në Instagram me një llogari personale të sajën, por ka nisur të publikojë edhe foto.

Këngëtarja ka publikuar foto me mikeshat, ndërsa ato i kanë uruar mirëseardhjen.

Për më tepër, ajo ka publikuar gjithashtu në Story foto të kafshëve të saj shtëpiake dhe duket se ia mori dorën mirë këtij rrjeti social, ku fansat do të munden të jenë tashmë në kontakt me të.

SHKARKO APP