Këngëtarja feston 62-vjetorin me të dashurin 26-vjeçar, ”tortë” me marijuanë (FOTO)
Më 16 gusht, Madonna festoi datëlindjen e saj të 62-të në Xhamajka me miqtë dhe familjen e saj. Pas disa fotosh të publikuara prej tyre në rrjetet sociale, nuk ka më dyshime për lidhjen e saj me balerinin 26-vjeçar, Ahlamalik Williams.
Dyshja u shfaq e pandarë gjatë gjithë mbrëmjes dhe së bashku, pozuan disa herë në krahët e njëri-tjetrit. William është tre vite më i madh se vajza e madhe e Madonnës, Lourdes Leon, e cila ishte gjithashtu e pranishme në festën e nënës së saj.
Ajo që u duk më befasuese ishte Madonna duke pozuar me një pjatë të madhe, mbushur me marijuanë gjatë festimeve të ditëlindjes së saj.
”Unë nuk jam e sëmurë aktualisht. Kur testoheni pozitivisht për antitrupat do të thotë që e keni patur dhe e keni kaluar virusin, të cilin unë qartazi e pata, pasi u ndjeva e sëmurë në fund të turneut tim në Paris, më shumë se shtatë javë më parë, së bashku me shumë artistë të tjerë në shfaqjet e mia”.