Këngëtarja hap polemika: Virusi është një mësim nga Zoti

Bota është nën ”pushtimin” e Covid-19 dhe për këngëtaren amerikane Dolly Parton, pandemia është një mësim nga Zoti. Ikona e muzikës ka shpërndarë një videomesazh në Twitter, teksa fillon të këndojë. ”Duke ngjitur shkallët në parajsë sepse ky virus na ka frikësuar të gjithëve”. Nga ana tjetër, ajo thekson se pandemia e koronavirusit është një leksion, prandaj njerëzit duhet ta ruajnë besimin, pasi gjithçka do të kalojë. ”Unë mendoj se Zoti është pas kësaj. Mendoj se po përpiqet të na mbajë në dritë që të shohim veten dhe njëri-tjetrin në përmes syve të dashurisë dhe shpresoj ta marrim atë mësim. Mendoj se kur e gjitha kjo të kalojë do jemi njerëz më të mirë. Ruajeni besimin dhe mos u frikësoni. Do shkojë mirë, Zoti na do”.

SHKARKO APP