Këngëtarja hoqi veshjen islame, qindra komente negative në rrjet (FOTO)

Mennel Ibtissem është një këngëtare franceze-siriane, e cila u bë një sensacion në internet pas performancës së saj në vitin 2018 në ”The Voice France”. Së fundmi ajo u përball me shumë kritika, pas vendimit të saj për të mos mbajtur më hijab, veshjen e besimtareve islame,.

Reagimi i njerëzve ishte “Oh, ajo hoqi dorë!”, shprehet këngëtarja. Mennel thotë se nuk do që “njerëzit ta vlerësojnë vetëm për paraqitjen e saj”. “Dua të gjykohem për për talentin dhe karakterin tim. I thashë vetes, në rregull, mjaft me këtë imazh”.

Ajo mendon se njerëzit e shihnin si një “flamur të islamit” dhe vendimi i saj do i shqetësonte njerëzit, sepse ata e identifikonin këngëtaren me veshjen hijab. “Sipas njerëzve, nëse unë kam hijab do të thotë se jam myslimane dhe nëse jam e tillë, duhet të sillem në këtë mënyrë dhe jo në një mënyrë tjetër”, shprehet ajo.

”Shumë vajza u zhgënjyen sepse e gjenin veten te unë dhe të jesh një vajzë me turban dhe e fesë islame, sidomos në Francë nuk është e lehtë, kështu që kur e hoqa, këto vajza u ndjenë si të braktisura. Menduan se unë nuk isha më si ato dhe se i kisha lënë”,- thotë ajo më tej.

Mennel tregon se gjithë komentet negative patën një ndikim jo pak të vogël te ajo. “E tmerrshme, ndonjëherë përpiqesha t’i fshija dhe ka patur raste, kur doja ta lija muzikën, por muzika është misioni im në jetë”.

SHKARKO APP