Këngëtarja i kërkon përqafim komedianit, ai e refuzon tre herë

Këngëtarja amerikane, Kesha i ka kërkuar idhullit të saj, Jerry Seinfel një përqafim rreth tre herë, por ai e refuzoi haptas. Ngjarja ndodhi në tapetin e kuq të National Night of Laughter, ku të dy ishin të ftuar dhe komediani Jerry ishte duke dhënë intervistë. Kesha iu afrua si një fanse dhe ai u përgjigj i qetë, “Jo faleminderit”, por ajo vazhdoi të lutej, ndonëse nuk mori përgjigje pozitive. “Nuk e di kush ishte”, i thotë gazetarit duke qeshur. Video është publikuar në Twitter nga Tommy McFly dhe ka shkaktuar shumë të qeshura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?