Këngëtarja: Me fat që e shtyva udhëtimin për Stamboll
Linda Halimi është shumë me fat pasi ka anuluar fluturimin e saj nga Stambolli në Amerikë, pas sulmeve që po ndodhin në Aeroportin Ataturk të Stambollit.
Linda për fat të mirë e ka shtyrë fluturimin e saj për dy ditë, pasi ishte parashikuar të nisej sonte nga Turqia në Amerikë, kështu duke vazhduar pushimin në Shqipëri.
“Ishte e parashikuar që unë sot të isha në Aeroportin e Turqisë për t’u nisur drejt Amerikës! Dhe pa dije e kam shtyrë fluturimin për dy ditë sepse po shijoj qëndrimin në shtëpi… A s’është Zoti i madh? Mund të isha në mesin e dhjetë personave të vrarë në atë aeroport sot…”, ka shkruar këngëtarja në Facebook.