Këngëtarja Merita Halili rrëfen për sëmundjen: Po kurohem në SHBA
Këngëtarja Merita Halili ka reaguar për herë të parë në lidhje me lajmin se ajo vuante nga një sëmundje, për të cilën ishte duke u kuruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E ftuar në Top Show Magazine, Merita ka treguar se vuante nga sëmundja Lupus e cila prek sistemin imunitar.
“E mora vesh që është folur e është thënë se Merita është sëmurë. Kjo është normale se në përgjithësi për njeriun publik flitet. Unë u diagnostikova në Shqipëri dhe vazhdoj kurën në Amerikë, për një sëmundje që ka lidhje me imunitetin. I ndodh gjithsecilit, quhet “lupus” dhe i ndodh të gjithëve. Humbet pak imunitetin dhe nga dielli të krijohen njolla. Kaq ka qenë e gjitha”, tha këngëtarja.