Këngëtarja padit Jason Derulo: Më kërkoi marrëdhënie intime në këmbim të suksesit

Jason Derulo i shtohet listës tashmë të gjatë të meshkujve të famshëm të akuzuar për ngacmime seksuale. Padia e saj u depozitua në një gjykatë në Los Anxhelos nga 25-vjeçarja Emaza Gibson, një këngëtare e cila do të bashkëpunonte me të.

Në padinë e saj, Gibson e akuzon 35-vjeçarin se i ka premtuar asaj një marrëveshje rekord në vitin 2021, duke e bërë të qartë se ai ka një kusht joetik që ata të punojnë së bashku.

“Jam në këtë pikë të jetës sime tani, gjë që është shumë e stresuar, e lënduar. Jam përballur me situata çnjerëzore pune. Jam në këtë pikë ku jam kthyer në zero dhe nuk kam asgjë”, tha 25-vjeçarja. Siç pretendon ajo, Derulo “anuloi” kontratën e saj të regjistrimit kur ajo refuzoi ftesat e tij për të dalë bashkë. Ajo e akuzon atë se i kërkon asaj “seks në këmbim të suksesit”.

Në kohën kur dyshohet se ka ndodhur sa më sipër, Derulo ishte në një lidhje me Jenna Froomes, me të cilën pati edhe një djalë më 8 maj 2021.

SHKARKO APP