Këngëtarja përfundon në gjyq për vjedhjen e emrit artistik

Nëse klikoni në Youtube për të dëgjuar një nga këngët e Kidës, do ju shfaqet edhe një këngë tjetër, të cilën nuk e këndon ajo, por një djalë me të njëjtin emër.  Një këngëtar nga Kosova ka vendosur të mbajë të njëjtin emër artistik me këngëtaren e njohur dhe për këtë arsye kjo e fundit ka vendosur ta çojë çështjen në gjykatë. “Një artist duhet të ketë identitetin e tij. Kemi në plan ta çojmë këtë shkelje deri në gjykatë, për këtë përdorim joligjor të një emri artistik”, ka thënë menaxheri i këngëtares.

SHKARKO APP