Këngëtarja qan live në emision, tregon dhimbjen familjare

Këngëtarja e muzikës popullore, Maya, e ftuar në programin e Rudina Magjistarit këtë pasdite, ka folur për herë të parë publikisht për dhimbjen e nënës, e cila është larguar nga jeta pak kohë më parë.

Maya tregon se ka kaluar një periudhë të vështirë, por përtej të gjithave, në një familje ku muzika ka qenë frymëzim që nga fillimi, e tillë ishte edhe në momentet e fundit të jetës së nënës së saj.

E përlotur, Maya ka treguar edhe për momentet e fundit të jetës të së ëmës, e cila nuk dha shpirt pa mbaruar e bija projektin e ri muzikor: “Gjatë Maratonës së Këngës këtë verë, kisha filluar punën me Adi Hilën për këngën dhe nuk isha mirë nga gjendja shpirtërore për shkak se ime më po vuante. Pasi shkova në shtëpi, hapa librin e Ҫajupit dhe nisa t’ia këndoj asaj. Ishte e para që e dëgjoi dhe tha: “Është shumë e bukur”. Ҫuditërisht, e pëlqente melodinë dhe e këndonte bashkë me mua. Madje, ndryshe nga të gjitha këngët e tjera, “Mëmëdheu” ishte e vetmja që ia ndalte rënkimin”, – tregon këngëtarja.

Ajo tregon se dhimbja sikur bëhet më e vogël, edhe pse motrat dhe vëllai jetojnë në vende të ndryshme. E ëma ishte ajo që nuk e përballoi dot ndarjen e fëmijëve dhe largësinë e tyre, tregon artistja nga Vlora, megjithatë u nda e lumtur: “Ajo iku e lumtur nga kjo botë, u bë stërgjyshe, gëzoi një familje të madhe dhe i pati të gjithë njerëzit afër”.

SHKARKO APP