Këngëtarja Rita Ora përmbush amanetin e gjyshit të saj shqiptar
Këngëtarja me famë botërore ka thënë se po përmbush amanetin e gjyshit të saj Besim Sahatciu, i cili i kërkonte asaj kur ishte gjallë të bënte filma. Rita Ora ka thënë se ajo është duke shkruar një skenar për një film dhe dëshiron të bashkëprodhojë, bashkë-shkruajë dhe të bëjë fonogramin e atij filmi.
Duke folur për Becca Dudleyn për një episod të “MTV ASKS”, Rita Ora tha: “Do të doja të bëja një film. Jam duke shkruar skenarin e tij fshehurazi. Është me të vërtetë herët, është vetëm fillimi, kështu që ëndrra ime është që një ditë të bashkëprodhojë, bashkë-shkruaj, të bëj fonogram dhe të bëj diçka prapa skenave”- tha ajo.
Gjyshi i Ritës, Besim Sahatçiu, ishte skenarist dhe regjisor shqiptar kosovar i kinemasë, teatrit, filmit dhe televizionit, ndërsa para se të vdiste në vitin 2005, kishte dëshirë që mbesa e tij Rita Ora, të punonte në industrinë e filmit.
“Gjyshi im ishte i mrekullueshëm, ai bënte filma faktikë dhe më kujtohet kur ai më tha para se të vdiste, “gjithçka që kam dashur ndonjëherë nga ti është të bësh filma”, tregon Rita. “Dhe tani po i bëj filmat, është një gjë kaq e bukur, prandaj e di se ai është duke shikuar”, tha Rita Ora.