Këngëtarja shqiptare anullon dasmën
Këngëtarja Big Mama u bë pjesë e mediave roza pak, pasi deklaroi në mënyrë të papritur fejesën dhe më pas faktin se do martohej në këtë filllim shtator. Por, duket se planet kanë ndryshuar. Nga burime pranë këngëtares, “Prive” ka arritur të mësojë se në fakt Big Mama ka vendosur të shtyjë për ca muaj festën, por duke e realizuar sipas të gjitha gjasave sërish brenda këtij viti. Kjo ndoshta është bërë për shkak të angazhimeve të shumta të këngëtares, por asnjë e dhënë tjetër nuk dihet.