Këngëtarja shqiptare bashkëpunon me David Guetta-n

Amanda Ava Koci është këngëtarja 24-vjeçare që njihet me emrin e skenës Ava Max. Ajo filloi të njihej në tregun ndërkombëtar me këngën “Sweet but Psycho”.

Koci ka lindur në Wisconsin në një familje emigrantësh shqiptarë dhe e filloi karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara. Ajo u shfaq në “The Clap Your Hands” të Le Youth në vitin 2017 dhe bëri debutimin e saj të parë, “My Way”, përmes Records Atlantic në 20 prill 2018.

Kënga e dytë “Slippin” në bashkëpunim me GASHI, u publikua më 11 maj 2018. Ndërsa kënga e tretë “Sweet but Psycho”, u publikua më 17 gusht 2018, duke shënuar kështu suksesin e madh të këngëtares me origjinë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
David Guetta - Let It Be Me (feat  Ava Max) (audio snippet)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?