Këngëtarja shqiptare: Me gjithë këto dasma që po ndodhin, kur të martohem unë…
Showbiz E Hënë, 12 Korrik 2021 14:28
Këngëtarja Enca Haxhiaj ka reaguar pas dasmave të personazheve publikë, më e fundit ajo mes aktorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Enca duket se është pak xheloze për këto dasma, ndërsa thotë se kur të martohet ajo askush nuk do tja dijë.
“Me gjithë këto dasma që po ndodhin, kam filluar të mendoj për timen. E dini çfarë? Askush s’do ta dijë kur të martohem unë dhe se ku do martohem. Ndoshta tashmë jam e martuar dhe ju s’e dini”, ka shkruar këngëtarja, duke shtuar më pas se dasmën do donte ta bënte në një vend të izoluar nga bota, me 10-të të ftuar.