Këngëtarja shqiptare në koncertin bamirës të Jay Z

Udhëtimet jashtë Shqipërisë, shpesh personazhet e njohur i mbushin edhe duke marrë pjesë në koncerte të artistëve të mëdhenj ndërkombëtarë.

Mbrëmë është zhvilluar një koncert i madh me qëllim mbledhjen e fondeve në ndihmë të prekurve nga urgani Irma në Barclays Center dhe aty ka qenë edhe këngëtarja Samanta Karavella, e cila këto ditë ndodhet në Amerikë dhe ka postuar disa video.

Eventi u organizua nga kompania e reperit të njohur Jay Z, RocNation dhe Tidal me pjesëmarrjen e disa prej emrave më të njohur si vetë reperi, Luis Fonsi, Daddy Yankee, Iggy Azalea, Steve Wonder, Jennifer Lopez, Chris Broën, DJ Khaled, Remy Ma dhe Fifth Harmony, shkruan Blitz.al.

Çdo biletë e shitur shkon për të gjithë të prekurit nga fatkeqësitë natyrore. Ndërsa është argëtuar pa fund, edhe Samanta ka dhënë kontributin e saj modest.

SHKARKO APP