Këngëtarja shqiptare në pritje të fëmijës së saj të tretë

Këngëtarja Arta Bajrami e ka nisur karrierën e saj shumë kohë më pare, duke qenë një nga të parat këngëtare femra që këndoi në stilin R&B në Shqipëri. Pas një pauze të gjatë për shkak të lindjes dhe angazhimit të saj në familje, ditën e diel ajo ka publikuar këngën e saj me te re per publikun. “Asaj” titullohet kënga, e cila është realizuar në bashkëpunim me reperin Mc Kresha. E ftuar në një emision për të folur pikërisht për bashkëpunimin e saj më Mc Kreshen, këngëtarja e njohur ka dhënë një lajm mjaft të mirë dhe te papritur për publikun. Ajo është përsëri shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të tretë.  Arta është në muajin e tretë të shtatzënisë. Ajo ka një vajzë, e cila quhet Viktoria dhe një djalë me emrin Moris.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?