Këngëtarja shqiptare pendohet për operacionet plastike
“Pro” apo “Kundër” operacioneve plastike është një temë që do të jetë gjithmonë e diskutuar dhe sigurisht pa një përgjigje përfundimtare.
Janë pikërisht personazhet publikë, sidomos artistët ata që janë bërë “objekt sulmi” për ndërhyrjet estetike, ku ka nga ato që i pranojnë hapur ndërkohë që ka edhe nga ato që i mohojnë kategorikisht. Një rast i ngjashëm është ai i këngëtares së njohur shqiptare Jolanda Dhamo.
E ftuar në emisionin ‘Rudina” për të promovuar klipin e saj më të ri “Falmë” këngëtarja shprehet se është penduar që ka kryer operacione plastike edhe pse gjithmonë e ka thënë haptazi këtë gjë: “Ka qenë gabim, më mori edhe mua rryma.
“ Para 6 vjetësh, unë mund të kem qenë e treta, e katërta, por e para që e kam thënë hapur. Kur vjen puna për ta deklaruar, askush nuk e pranon”- vazhdon më tej këngëtarja.
Nga ai operacion unë nuk u bëra më e bukur, thjesht më kanë deformuar.” – ka thënë Jolanda duke këshilluar vajzat e reja të mos bëjnë të njëjtën gjë.