Këngëtarja shqiptare rrëfen e tmerruar aksidentin që për pak i mori jetën

Këngëtarja shqiptare rrëfen gjatë një interviste për ‘Prive’ se gjithmonë kishte pasur dëshirë të zhytej në stil dallëndyshe, por nuk ia kishte arritur dot.

Bëhet fjalë për këngëtaren Flaka Krelani e cila gjatë një interviste televizive ka treaguar për një incident në det, që për pak sa nuk e la të vdekur.

Dhe gjatë atyre pushimeve, kishte menduar se më në fund do t’ia dilte duke qënë se deti ishte i pastër dhe pa shkëmbinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flaka kishte marrë shumë vrull, pa ditur se në det ishte një gur shumë i madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këngëtarja përplasi ballin, hundën dhe gjoksin me gurin dhe mendoi se do humbte jetën.

“Mendova se aq ishte, vdiqa! Por kur u guri preku pjesën e gjoksit, thash me vete prit se qenkam gjallë. Është një incident që prekem shumë kur e kujtoj sepse nuk e di si kam mundur të shpëtoj.”- tha këngëtarja Flaka Krelani.

Gjithashtu, Flaka Krelani falendron Zotin që e shpëtoi, por ky aksident e bëri të shohë vdekjen me sy.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?