Kërcënime ndaj Era Istrefit, anulon pjesëmarrjen në festivalin e Moskës

Në festivalin “Europa Plus”, i cili do të nisë sot në Moskë, pritej të performonin “live” katër këngëtare shqiptare, ku përveç Bebe Rexhës, Dua Lipës e Arilena Arës do të ishte edhe Era Istrefi.

Megjithatë, në momentet e fundit, Telegraf shkruan se Era ka anuluar pjesëmarrjen e saj në këtë festival. Shkak për këtë anulim duket se është bërë siguria.

Performancat në gjuhën shqipe dhe prezantimi si shtetase nga Kosova, mësohet se kanë nxitur kërcënime ndaj këngëtares dhe autoritetet e sigurisë kanë rekomanduar që Era të mos udhëtojë drejt Moskës.

Tashmë në këtë festival të muzikës do të performojnë vetëm Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Arilena Ara. Era Istrefi është duke punuar në projektin e ri të saj, i cili publikohet më 25 gusht në bashkëpunim me superyllin e hip hopit, French Montana.

SHKARKO APP