Këshilla e Rihanna-s për ata që e vuajnë ndarjen e parë

Këngëtarja e njohur, Rihanna ka bërë një bisedë më një fans që sapo është ndarë nga e dashura duke i dhënë një këshillë. “Hey Robs, cfarë ke bërë kur ke pësuar ndarjen e parë nga i dashuri? Unë po vuaj”, i ka shkruar Walad Shami këngëtares, duke marrë një përgjigje të shpejtë. “Beso se ndarja e parë është dhuratë. Qaj nëse e ke të nevojshme, por nuk do të jetë përgjithmonë. Ti do të gjesh dashuri përsëri dhe do të jetë më e bukur. Ndërkohë mundohu të kënaqesh sa më shumë për veten tënde”, shkruajti 29-vjecarja. Fotoja ku të dy kanë komunikuar është bërë virale nëpër rrjete sociale, ku të gjithë e vlerësojnë yllin e pop-it për këtë këshillë dhe mendojnë se është shumë e vlefshme për çdo njeri që vuan prej një dashurie që nuk ka funksionuar siç duhet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?