Kevin Spacey akuzohet për ngacmim seksual, deklarata e fortë e aktorit: Jam gej
Kevin Spacey pas shumë vite foli për herë të parë për prirjet e tij seksuale. Deklarata erdhi pas sulmit nga Anthony Rapp, i cili akuzoi aktorin e njohur për ngacmim seksual. Ai Kërkoi ndjesë publike për ngacmimin e një adoleshenti dekada më parë.
Në atë kohë aktori Anthony Rapp, atëherë ishte 14 vjeç ndërsa Spacey 26. Ky i fundit e kishte ftuar në një festë ku ndodhi dhe incidenti. “Sinqerisht, nuk e mbaj mend atë moment, ka ndodhur përpara 30 vjetësh, – u shpreh Spacey – por nëse i kam bërë vërtet veprimet e pretenduara i detyrohem atij personi një ndjesë të sinqertë për atë që duhet të ketë qenë rezultati i sjelljes se pahijshme të një të dehuri”.
Rapp vendosi ta tregojë tani historinë e tij i shtyrë nga shpërthimi i skandalit të Harvey Weinstein. Aktori i “Star Trek: Discovery” rrëfeu në një intervistë për BuzzFeed News sesi ylli i “House of Cards” ishte përpjekur ta joshte, por ai kishte mundur të largohej nga dhoma.
Ndërkohë Spacey, sipas mediave rozë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është me prirje homoseksuale por asnjëhrë nuk kishte folur kaq hapur. Ai nëpërmjet një statusi në Twitter deklaroi se gjatë jetës së tij kishte pasur eksperienca si me femra, ashtu dhe me meshkuj, por tani preferon të qëndrojë tek këta të fundit.