Khloe Kardashian rrëfen se si e bëri publike shtatzëninë e saj
Çdo lajm që ka lidhje me familjen Kardashian shkakton zhurmë. E njëjta gjë ndodhi dhe me lajmin e shtatzënisë së Khloe, e cila e bëri publike në dhjetor. Menjëherë filluan spekulimet nga fansat, të cilët hodhën dyshime nëse fotoja që ajo postoi kishte për qëllim reklamimin e veshëmbathjeve të saj Calvin Klein. Më në fund Khloe vendosi t`ju jap fund spekulimeve duke treguar se konfirmimi i shtatzënisë erdhi shumë spontanisht.
“Një ditë kur Tristan erdhi në shtëpi vendosëm ta bënim publike. “Miku im Simon mori telefonin, ndërsa Savas dhe Hrush (make up artisti i saj) po na tregonin ku duhet t`i mbanim duart.” -ka shpjeguar ajo.