Khloe Kardashian tregon vetë barkun: Fëmija është vërtet aty (FOTO)

Nëse e keni ndjekur “Keeping up with the Kardashians” me siguri edhe ju bashkë me familjen më të famshme në botë i jeni bashkuar shqetësimeve dhe gëzimeve të tyre. Dua të them nëse s’je përlotur njëherë nga tentativat e Khloe-t për të ngelur shtatzënë, a je vërtet njeri?

32-vjeçarja prej vitesh është përpjekur të bëhet nënë dhe më në fund i gjithë mundi thuhet të jetë finalizuar. 32-vjeçarja ka pozuar në një set fotografik për koleksionin e saj të ri dhe të gjithë i ngulën sytë barkut të saj dhe po, një bebush duket se është vërtet aty brenda.

E dashura e Tristan Thompson nuk tenton aspak të fshehë barkun pak të rrumbullakosur, por pozon gjithë vetbesim, madje vendos dhe dorën mbi bark në një nga fotot e publikuara. “Do t’i vishni këto gjithë sezonin,” shkruan më e vogla e familjes Kardashian, por askush nuk e ka mendjen tek rrobat.

SHKARKO APP