Kiara Tito pranon më në fund ndarjen nga Butrint Imeri: Faleminderit

Kiara Tito është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Kohët e fundit ajo është vënë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të lidhjes me këngëtarin Butrint Imeri.

Dyshja u përfolën se ishin bashkë por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht. Më vonë u tha se ishin ndarë, por sërish dyshja heshti.

Së fundmi Kiara ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku lë të nënkuptohet se ka pranuar ndarjen nga Butrinti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tito shihet me një trëndafil në dorë (një gjë të tillë e kemi parë në shumë foto të Butrintit) dhe krahas fotos shkruan: Faleminderit, tjetri! Këto janë fjalët e shkëputura nga kënga më e fundit e Ariana Grandes që ua dedikoi ish-të dashuruarve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?