Kida, së shpejti këngë me shtëpinë e madhe diskografike Sony

Një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit, Kida duket se ka hedhur një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore. Kënga e radhës nga ajo do të realizohet nën kujdesin e shtëpisë më të madhe botërore të muzikës, ‘Sony Music France/Columbia’.

Në ditët në vijim priten të zbulohen edhe detajet e tjera rreth kontratës që artistja do të lidhë me shtëpinë diskografike më të njohur. Vetë Kida ka pohuar se ‘Sony’ është familja e saj, duke konfirmuar në këtë mënyrë lajmin e këtij bashkëpunimi.

Kujtojmë se ‘Sony/Columbia’ ka në menaxhim disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore si Beyonce, Mariah Carey, Celine Dion, Adele etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?