Kim Kardashian: Jeta dhe martesa e saj janë stabilizuar
Gjërat për Kim Kardashian dhe Kanye West po ecnin shumë mirë, madje edhe më mirë nga sa mund ta kemi pritur të gjithë. Rreperi dhe bashkëshortja e tij 36-vjecare, kanë sërish martesën e lumtur, për të cilën u betuan se do të zgjaste të gjithë jetën.
Burime pranë yjeve, bëjnë me dije se Kim po vazhdon të xhirojë seri të reality showt të saj KUWTK, dhe pjesë tyre është edhe Kanye. Natyrisht rreperi ka qene pjesëmarrës edhe më parë, por këtë herë do të qëndrojë për një kohë edhe më të gjatë.
Burimi thotë:”Kim i është rikthyer punës. Viti i ri solli shumë sfida në jetën e saj, por tani ajo ka synime të tjera lidhur me karrierën e saj. Kim do të kthehet së shpejti në piedestalin e dikurshëm. Jetesa e saj po ashtu është shumë herë më e lumtur dhe e shëndetshme. Kanye po bën pjesën e tij, duke u treguar i dashur dhe po e mbështet. Kanye ka ardhur disa herë në sheshxhirime, dhe ka kaluar kohë me Kim dhe motrat e saj.”
Tani po xhirohet sezoni i 13-të i reality showt më të ndjekur në të gjithë botën KUWTK. Ndër të tjera në seritë e ardhshme do të shfaqet edhe Kim teksa tregon detaje mbi ate që ndodhi në Paris, më 3 Tetor të vitit të kaluar. Ajo kaloi periudhën më shokuese dhe të frikshme të jetës së saj. Ashtu sic edhe vetë 36 vjecarja është shprehur, ai ka qenë momenti kur ajo u ndje vetëm një hap larg vdekjes.
/ora news