Kim Kardashian mbron burrin, përgënjeshtron Taylor Swift

Kim Kardashian është “betuar” se do ta mbrojë Kanye West nga ata që e “urrejnë” dhe duket se ajo nuk ka bërë shaka. Të dielën në mbrëmje, 35 vjeçarja ka postuar disa video në Snapchat, ku shfaqet me bashkëshortin e saj, reperin Kanye West, i cili flet në telefon me Taylor Swift dhe me të cilën diskuton këngën e njohur “Famous”, më saktë fjalinë, “ndjehemi sikur unë dhe Taylor jemi akoma duke bërë seks”. Në këtë video dëgjohet reperi, duke e pyetur Swift nëse ajo është në rregull me këtë fjali brenda tekstit të këngës. “Unë mendoj se është një kompliment, nuk më intereson nëse lëndoj ndjenjat e tua si njeri dhe si mike, nuk dua që muzika ime t’i bëjë njerëzit të ndihen keq, përkundrazi”, thotë West. Taylor në këtë video duket se është dakord me këtë, madje e falenderon reperin që ka marrë mundimin t’i tregojë paraprakisht. “Zgjidh cilëndo fjali që ti do, më vjen mirë që po më tregon, është e sjellshme. Më vjen mirë që ke pasur respektin të më telefonosh si mike, në lidhje me këngën”, thotë Swift. Por pavarësisht se në video situata duket se është krejt në rregull mes Swift dhe West, ishte pikërisht Swift e cila ka deklaruar se nuk është pyetur për një gjë të tillë dhe ka thënë se nuk ka qenë e informuar në lidhje me këtë. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i saj. Ndërsa Kim vazhdimisht ka insistuar se Taylor Swift e ka aprovuar këtë këngë, madje ka thënë se ajo e ka kërcënuar, nëse ai nuk e shkatërron këtë video.

SHKARKO APP