Kim Kardashian në shtatzaninë e dytë
Nuk e ka humbur sensin e saj për fashion, ndonëse prej javësh Kim Kardashian i është rikthyer stilit të saj.
Ndërsa po shijon shtatzaninë e saj të dytë, Kim shfaqet çdo ditë me fustane të ndryshme ndonëse ngjyra bezhë mbetet e preferuara e saj, kjo edhe për të shfaqur format rrumbullake, që çdo ditë duken edhe më shumë.
Në Los Angelos temperaturat janë të larta, por Kim preferon të jetë sërish unike në stil, duke mbajtur gjithnjë pjesë të garderobës së saj, takat, në disa raste ende shumë të larta.
Nuk mungojnë edhe fotot e saj çdo ditë në rrjetet sociale, për të treguar se deri në fund të shtatzanisë, Kim do të jetë prezente.
Por këto ditë vere, Kim duket se po i kalon larg bashkëshortit të saj Kanye dhe Vajzës North West, ndërsa pritet që ajo të bëhet nënë e një djali në muajin dhjetor.
Vetëm pak ditë më parë, një nga motrat Kardashian zbuloi se është bërë pjesë e fushatës publicitare për një pije energjike, reklamë që u shfaq në shumë televizione amerikane, ku Kim shfaqet në stilin e femrave ikonë të kinematografisë botërore.
Në një klip të publikuar edhe në kanalin YouTube, stari i reality shou, shfaqet si Audrey Hepburn, Marie Antoinette dhe barbarella.
Stilimi është bërë nga i famshmi Rushka Bergman, me të cilin Kim ka bashkëpunuar edhe për kopertinat e “Vogue”.
33-vjeçarja tregoi se look-u i saj i preferuar është ai i Marie Antoinette.
Madje për mediat ajo tha: “Më pëlqen stili i saj. ne kemi patur fustane dhe veshje origjinale qindra vite më parë. Ato ishin delikate dhe femrat duhet të bënin kujdes kur i vishnin. Ka qënë një modë vërtet mbresëlënëse. Mua më pëlqen ai stil”.