Kim Kardashian pozon lakuriq, mbulon gjoksin me duar
Kim Kardashian ka vendosur sërish të rëndojë internetin me një pozë provokuese. Bukuroshja me prejardhje armene ka bërë një fotografi “selfie” para pasqyrës, të cilën e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram. Ylli 37-vjeçar kishte veshur vetëm bikini xixëllues, ndërsa gjoksin e mbulonte me duar teksa pozonte para pasqyrës. Kjo pozë vjen gjatë pushimeve të Kimit në plazhet fantastike të Malibus, ku ajo po xhiron një pjesë të reality showt “Keeping Up With The Kardashians”. Kardashian zbuloi trupin e përsosur, një bel të hollë dhe kofshë për t’u pasur zili. Ndryshe, Kimi kohë më parë është bërë nënë e një fëmije që e ka sjell në jetë një nënë surrogate.