
Kim Kardashian ka bërë një deklaratë surprizuese në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Romë, duke zbuluar simpatinë e saj për klubin italian të futbollit, Roma.
Sipërmarrësja dhe aktorja amerikane, e cila është në një lidhje me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, ndodhet në kryeqytetin italian me rastin e Festivalit të Filmit, ku prezantoi premierën botërore të sezonit të dytë të serialit televiziv “All’s Fair”, ku është një nga protagonistet.
E pyetur për preferencat e saj në futboll, Kardashian nuk ngurroi të shprehte hapur mbështetjen për skuadrën verdhekuqe.
“Po, unë bëj tifo për Romën. Jam një tifoze e madhe”, deklaroi Kim Kardashian para gazetarëve në tapetin e kuq të Auditorium Parco della Musica.
Deklarata e saj ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve italianë, duke e bërë yllin amerikan një prej personazheve më të komentuar të mbrëmjes në kryeqytetin italian.


