Kirurgu: Të pasmet e Kim Kardashian, një masë e marrë nga barku

Të pasmet janë aseti më i famshëm i Kim Kardashian dhe “trampolina” që mendohet se e solli këtu ku është sot. Por, Kim-i e ka tepruar dhe këtë gjë e pohon dhe kirurgu i saj!

Dr. Aardon Rollins, që është kujdesur një kohë për pamjen e Kim, tha se fotografitë që u publikuan së fundmi ku dukej celuliti i saj, duhet të shërbëjne si një mësim për të gjithë. Sidomos për ato gra që po dëshirojnë “të pasmet braziliane”.

“Le të shërbejë Kim si një mësim për të gjithë. Nëse keni celulit para ndërhyrjes, ai atje do jetë gjithsesi edhe pas ndërhyrjes. Kim ka dy fëmijë, ajo ka fituar dhe ka humbur peshë disa herë. është njësoj si të frysh dhe të shfrysh një tollumbac vazhdimisht. Formohen rrudha që qëndrojnë aty. Kim nuk ka çfarë të bëjë më. Zgjidhja e saj e vetme mbetet fotoshopi. Njerëzit tashmë nuk duan më të pasmet e saj, por të pasmet e Kylie-t. Ajo është e re dhe pesha e saj s’ka lëvizur si ajo e Kim, të pasmet e së cilës janë shumë të mëdhaja. Ndoshta më të mëdhaja seç duhet”,-shpjegon Dr. Rollins.

35-vjeçarja nuk i ka pranuar kurrë ndërhyrjet kirurgjikale në të pasmet e saj, por Rollins tregon që në të vërtetë një masë është marrë nga pjesa e barkut për t’u zhvendosur në të pasme.

SHKARKO APP