Kıvanç Tatlıtuğ bën testin e koronavirusit pas problemeve shëndetësore

Kvanç Tatltug, aktori i famshëm turk dhe shumë i dashur për shqiptarët, i është nënshtruar testit të koronavirusit pas disa problemeve shëndetësore.

Ylli i filmave është shprehur për mediat turke se prej javësh ndodhet në karantinë bashkë me gruan e tij Basak Dizer, në shtëpinë e tyre në Stamboll.

Ditët e fundit, ai s’është ndjerë mirë dhe pas simptomave të parë ka shkuar në spital për të bërë testin e Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne kemi qëndruar në shtëpi për më shumë se 15 ditë. Kam patur ca shqetësime si temperaturë, kollë dhe pak probleme me frymëmarrjen. Tani po pres për rezultatin e testit. “- është shprehur Kivanç për gazetarët teksa dilte nga spitali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatmirësisht, testi i aktorit ka rezultuar negativ dhe lajmin e bëri me dije vetë çifti përmes rrjeteve sociale.

Kıvanç Tatlıtuğ bën testin e koronavirusit pas problemeve

“Sot mësova që rezultati i testit ishte negativ. Gjithsesi trajtimi im do të vazhdojë në shtëpi nëse do të jetë e nevojshme.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?