Kivanç Tatlitug i kalon të gjitha parashikimet, ja si duket

Nëse ka një arsye të fortë pse Kivanç Tatlitug është gjithmonë i kërkuar për një serial a produksion të ri, ajo është (veç shumë të tjerave) plastika e tij e jashtëzakonshme. Mjafton të mësojë cili është roli dhe Kivanç futet nën lëkurë. Bën jetën e tij para se të fillojë xhirimet, studion rolin sa më shumë të mundet, madje edhe ndryshon peshë në varësi të dukjes së personazhit, me pak apo me shumë kile.

Megjithatë, kjo pamje e tij e fundit është shumë larg parashikimeve që fansat kanë pritur nga Xhesuri. Roli i fundit i aktorit të njohur, ai i Yilmaz Erdogan në filmin e ri “Organize Iiler 2” i ka surprizuar të gjithë.

Aktori i famshëm, në filmin “Sari Saruhan”, i njohur me emrin Adanali, është një djalë i ri, i cili lufton shumë për të arritur gjërat që do.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo pamje e re që aktori ka marrë së fundi është e pazakontë për një aktor të sprovuar si Tatlitug. Mes dhjetëra roleve që ka luajtur në seriale, 34-vjeçari është transferuar edhe në pamje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në filmin e ri, “Organize I?ler 2” (Punë të Organizuara 2), Tatlitug do të luajë rolin e një vagabondi me pseudonimin “Saruhan biondi”. Filmi do të shfaqet në kinema duke filluar nga 4 janari 2019. Lajmin për datën e premierës e dha vetë aktori me anë të një postimi në rrjetet sociale.

foto galeri

foto galeri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?