Kivanç Tatlotug refuzon të luaj në krah të bashkëshortes së aktorit Kenan Imirzaloglu

Janë dy nga aktorët më të suksesshëm të kinematografisë turke, po flasim për yllin e serialeve Kivanç Tatlotug dhe bashkeshorten  e aktorit të njohur Kenan Imirzaloglu, Sinem Kobal.

Sinem Kobal është bërë pjesë e një projekti të ri  ku  do të luajë rolin kryesor së bashku me Berk Sokullu, por në të vërtetë, ajo do të donte të luante me aktorin Kivanç Tatlotug.

Sinem Kobal do të ketë rolin e një oficereje policie në ‘Beyond Nights’ dhe siç mësohet nga mediat turke, do të paguhet me 40 mijë lira turke për një seri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas rikthimit në ekran pas 2-vjetësh pushim, bashkëshortja e Ezelit kërkoi që partner të kishte Kivanc Tatlotug. Megjithatë, me shumë mirësjellje, aktori i njohur e ka refuzuar kërkesën e saj. Tashmë, ai ka firmosur një kontratë të re për një projekt që do të marrë jetë së shpejti, kështu që, për Kobal nuk ka shanse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?