Kjo është asistentja seksi e kryeministrit sllovak

Ajo e nisi karrierën e saj si modele, ndërsa tashmë profesioni i saj nuk ka të bëjë me fushën e bukurisë. Maria Troskova nuk e mendonte në moshën 22-vjeçare, në periudhën kur realizonte sete provokuese topless, se pas 5 vitesh do bëhej pjesë e politikës. Bukuroshja 28-vjeçare Troskova tashmë që prej fillimit të muajit mars punon si asistente personale e kryeministrit të Sllovakisë, Roberto Fico. Sipas revistës “DailyStar”, ajo është parë në një takim mes kryeministrit dhe sekretarit të Mbrojtjes. Por Maria, nuk është vetëm një politikane e re në moshë, ajo ka një të shkuar si Miss dhe më pas si modele. Sipas medias, Maria ka vendosur ta lërë pas karrierën e saj si modele, për t’iu për përkushtuar politikës. I pyetur në lidhje me të shkuarën e saj, një zëdhënës i qeverisë sllovake refuzoi ta komentonte atë, megjithatë ai konfirmoi se 28-vjeçarja po punon për kryeministrin Fico. Në një intervistë me një media, modelja ishte shprehur se kishte kryer një operacion në gjoks, për të fituar vetëbesimin. “Kam vendosur që të kryej këtë operacion për veten time. Tani jam më e sigurt në vetvete”, është shprehur dikur Maria.

SHKARKO APP