Kjo është gruaja e këngëtarit të “Despacito”
Luis Fonsi, këngëtari i këngës më të suksesshme të momentit dihet që është shumë i talentuar dhe këndon bukur, por shumë pak vetë e dinë se në fakt ai është edhe aktor. Megjithatë suksesin më të madh ai e ka në botën e muzikës. Ndërkohë, mediat i kanë kushtuar vëmendje edhe anës së bukur të këngëtarit – gruas së tij, Agueda Lopez. Lopez ka një trup të mrekullueshëm aq sa duket si një modele. Çifti janë prindër të dy fëmijëve. Agueda dhe Fonsi u bënë prindër të një vajze në vitin 2011 që e pagëzuan Mikaela, ndërsa u martuan në vitin 2014. Dy vite pas martesës, atyre u lindi edhe djali, Rocca.