Kjo është nusja e djalit tim, moderatorja e njohur “lidh krushqi” me Jonidën
Klea Huta e ka zgjedhur vetë nusen e djalit të saj dhe e ka treguar publikisht këtë gjë! Moderatorja e njohur nuk mund të rrinte pa i bërë një koment special koleges së saj Jonida Vokshi, e cila dje prezantoi për herë të parë të bijën Emi.
Vajza e vogël kishte tipare tepër të këndshme dhe një buzëqeshje me të cilën i fitoi zemrat e të gjithëve. Emi ia fitoi zemrën edhe Klea Hutës, e cila tani po mendon të bëjë krushqi me Jonidën dhe Besnikun.
“Ohhh shpiiirt i vogël, mos të paftë syri keq të dua Emiiiii, kjo pra miq është nusja e djalit tim”, shkruan Klea. Po ajo që tërhoqi vëmendjen ishte komenti i babi Besnikut, i cili i krahasoi nervat e Jonidës me atë të të bijës, dhe bukurinë e saj me të tijën: “Mrrolat si nona vet (e shoqet e saj) …. e bukur si unë ju du”, shkruante Besniku.
Kjo ishte hera e parë që çifti i njohur prezantonte në publik vajzën e tyre pak muaj pas lindjes dhe shpresojmë që tani të kemi foto pafund të Emit.
https://www.instagram.com/p/CFXixBUshL2/