Kjo po që është datëlindje, festa e çmendur e Klodian Çelës në ishullin grek (Foto & Video)

Ka qenë datëlindja e veçantë e Klodian Çelës ajo që ka bërë protagonistë këtë herë jo vetëm ish-banorin e “Big Brother-it”, por edhe të gjithë e tij specialë, përfshirë edhe Erjona Sulejmanin, ish partneren e futbollistit, Blerim Xhemaili.

Një datëlindje e organizuar dhe celebruar në mënyrën më të bukur të mundshme, me muzikë shqiptare, alkool, kërcime dhe një super atmosferë me pamje nga deti i jashtëzakonshën. Ishulli i Mykonos.

Kuptohet në gjithë këtë organizim ka dorë vetë protagonisti, Klodian Çela, i cili shquhet për festat e çmendura dhe për talentin në fushën e menaxhimit të clubeve të natës. Kjo, pasi prej vitesh ai menaxhon një nga clubet më të famshme në Itali, që frekuentohet nga VIP-at më të mëdhenj atje, përfshirë edhe Mario Ballotelli-n (një nga miqtë e Klodit).

Në fotografitë që kanë realizuar në Myconos, rrethuar nga panorama mahnitëse, Klodi dhe Erjona shfaqen më në formë se kurrë. I njëjti vlerësim shkon edhe për miqtë e tyre, të cilët parë nga foto padyshim që janë njerëz që i përkasin botës së modës dhe ekranit.

Erjona dhe Klodia Cela, sipas informacioneve të VOX ALBANIAE.COM njihen prej shumë vitesh dhe janë miq të vjetër. Koha në këtë rast duket se ka dëshmuar shprehjen që, miqësitë e çiltra vlejnë më shumë sesa dashuritë e pasinqerta, prandaj një dolli për miqësitë e vërteta dhe datëlindjen e Klodit ?

/Burimi: VOX ALBANIA.COM/

Më poshtë, foto dhe video…

Image may contain: one or more people and outdoor

   

 

Image may contain: one or more people and people standing

 

Facebook

Twitter

Google+

Pinterest

P

SHKARKO APP