Kjo verë mban emrin Mozzik, “PP” më e dëgjuara, 10 milion klikime në një javë

Padyshim, artisti i kësaj vere është Mozzik. Reperi nga Kosova ka lançuar vetëm dy këngë nga albumi i tij “Mozzart”, që pritet të dalë në treg në fund të Korrikut, dhe ka arritur të shënojë një sukses të jashtëzakonshëm. “Madonna” ishte kënga që e vuri reperin në qendër të kritikave, por edhe në majat e suksesit.

Dy javë nga publikimi, kënga ka arritur të marrë më shumë se 12 milion klikime. Pak ditë më pas, ai publikoi bashkëpunimin me Kidën “PP”, këngë e cila e riktheu fuqishëm dyshen 5 vite pas bashkëpunimit të tyre të parë. Është bërë një javë nga publikimi, dhe kënga ka gjeneruar më shumë se 10 milion klikime në Youtube.

KIDA x MOZZIK - PP

Billboard Albania ka bërë me dije se dyshja ia ka dalë të ngjitet në vendin e parë për këtë javë si më të dëgjuarit, ndërsa vendi i dytë i takon po Mozzik me “Madonnën”. Dyshja po e shijon në maksimum suksesin e këngës. Kida ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit në Instagram disa momente nga xhirimet me Mozzik teksa kanë realizuar klipin.

Prapa skenave. 10 milionë”, shkruan këngëtarja krahas postimit. Kida dhe Mozzik do të sjellin edhe një tjetër këngë, por kjo pritet të mos vijë me një videoklip. Reperi gjithashtu ka paralajmëruar një sërë hitesh të tjera që do jenë pjesë e albumit më të ri.

 

View this post on Instagram

 

Behind the scenes #10M ❤️? @mozzik

A post shared by KIDA (@kida) on

Kujtojmë që Mozzik ka qenë gjithashtu në qendër të kritikave ditët e fundit, për shkak se teksti i këngës Madonna përmban fjalë banale, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta nga publiku. /abcnews.al/

SHKARKO APP